Këshilla

Rekomanduar nga mjekët/ Lista me ushqimet më të shëndetshme për fëmijët

Të kesh fëmijë është një gjë e mrekullueshme dhe, me siguri, shpesh keni menduar rreth mënyrës se si dëshironi t’i rrisni. Mirëpo kjo mund të jetë diçka e vështirë, sidomos kur vjen fjala tek mënyra e të ushqyerit.

Shpesh fëmijët preferojnë të konsumojnë ushqime që përmbajnë shumë yndyrna dhe kalori, të cilat nuk janë të shëndetshme. Sigurisht që ju nuk mund t’i detyroni gjithmonë fëmijët të hanë ushqimin që nuk u pëlqen. Por mund t’i mësoni me një regjim ushqimor me pak yndyrna dhe të pasur me fibra, hekur, kalcium dhe plot minerale të tjera.

Qumështi

Si prind, duhet të siguroheni që fëmija juaj të konsumojë mjaftueshëm qumësht. Pasi është një burim i mirë i proteinave, kalciumit dhe vitaminës D. Kjo është arsyeja pse rekomandohet gjithmonë që fëmijët të konsumojnë rregullisht qumësht.

Mollët

Mollët konsiderohen si një ndër ushqimet më të shëndetshme. Kjo sepse ato përmbajnë pak kalori, vitaminë C dhe gjithashtu janë të pasura me fibra. Në mënyrë që fëmijët tuaj të përfitojnë sa më shumë vlera ushqyese nga mollët, sugjerohet që të konsumohen pa qëruar.

Gjalpi i kikirikut

Shumë prindër nuk përdorin gjalpë kikiriku sepse mendojnë se ai është i pasur me yndyrna. Por ka edhe nga ata që kanë alergji ushqimore.

Duhet të dini se shumica e yndyrnave në gjalpin e kikirikut janë zakonisht yndyrna mono-dhe-poli-të pangopura. Kjo gjë e bën gjalpin e kikirikut një mundësi më të sigurt krahasuar me ushqimet e tjera që përmbajnë shumë yndyrna.

Ai është gjithashtu një burim i mirë i proteinave, përmban hekur, acid folik, zink, magnez, vitaminë E, vitaminë A dhe vitaminë B6.

Kosi

Kosi është një burim i shkëlqyer i kalciumit. Por duhet të zgjidhni me kujdes llojin e kosit sepse disa kanë sheqer dhe gjithashtu nuk përmbajnë asnjë vlerë ushqyese.

Kur zgjidhni kos për fëmijët, zgjidhni atë që ka më pak yndyrna, ka probiotikë dhe nuk ka sheqerna të shtuara.

Peshku ton

Peshku ton konsiderohet të jetë një nga ushqimet më të shëndetshme. She sigurisht që ai mund të jetë pjesë e një vakti të shijshëm dhe të shëndetshëm.

Edhe pse shumë shqetësime janë ngritur në lidhje me ndotjen e peshkut ton me mërkur, ai mund të konsumohet në mënyrë të moderuar.

Ju gjithashtu mund të bëni për fëmijët tuaj një sanduiç tepër të shijshëm dhe të shëndetshëm me peshk ton.

RTSH Shkodra

Share
Published by
RTSH Shkodra

Recent Posts

Gjykata kërkon arrestimin e Netanjahut, liderit të Hamasit për krime lufte

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…

27 minutes ago

2 vite në krye të SPAK, Dumani rrëfen nesër në “3D” për përballjen me politikën dhe krimin e organizuar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…

29 minutes ago

Ceremonia e diplomimit , 1320 studentë kurorëzuan me sukses studimet për vitin akademik 2023 – 2024

Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…

35 minutes ago

Ekspozitë kolektive e artistëve shkodranë – Emërtimi “Gjethet që harroi vjeshta”, frymëzim nga Frederik Rreshpja

Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…

38 minutes ago

Digjitalizimi i artefakteve – Projekti i MEKI ka synim promovimin e trashëgimisë kulturore të Shkodrës

Në ambientet e Bibliotekës publike “Marin Barleti” u zhvillua takimi përmbyllës i projektit "Zbulimi i…

41 minutes ago

Celularë në shkollë!? – Kadija: Forcohen kontrollet nga mësuesit kujdestarë

Pas ngjarjes së rëndë të 3 ditëve më parë, siguria në shkolla është kthyer në…

54 minutes ago

This website uses cookies.