Rekord turistësh në Vau Dejës / Drejtorja e Zyrës së Turizmit: Këtë vit  kanë ardhur rreth 150 mijë vizitorë

vau dejes turistet

vau dejes turistet

Vau i Dejës është kthyer në një destinacion mjaft të preferuar për ata që adhurojnë natyrën dhe duan të eksplorojnë bukuritë e saj të pafundme. Që nga peshkimi, te shëtitjet me varka, mundësitë për të kaluar kohën janë vërtetë të shumta. Numri i turistëve, sikurse thonë operatorët turistikë, është shtuar shumë vitet e fundit, ndërsa ky vit sipas tyre ka shënuar një numër rekord të vizitorëve.

Drejtorja e Zyrës së Turizmit në Bashkinë Vau Dejës, Entela Kolaj, thotë se nga fillimi i vitit Vau Dejësin e kanë vizituar rreth 150 mijë turistë vendas dhe të huaj. Ajo na zbulon edhe arsyet përse ia  vlen të vizitojmë këtë zonë.

Promovimi zonave turistike dhe rivitalizimi i ofertës turistike është një prej nismave që ka ndërmarrë së fundmi Bashkia Vau Dejës me mbështetjen e Bashkimit Evropian përmes projektit “Vau Dejësi si destinacion turistik” në partneritet me qendrën për promovimin e konkurueshmërisë.

 Ndërkohë, Liqeni  i Vaut të Dejës si dhe kodrat e shumta përreth, e bëjnë këtë zonë një atraksion jo vetëm historik e kulturor, por edhe natyror që nuk duhet humbur.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.