vau dejes turistet
Vau i Dejës është kthyer në një destinacion mjaft të preferuar për ata që adhurojnë natyrën dhe duan të eksplorojnë bukuritë e saj të pafundme. Që nga peshkimi, te shëtitjet me varka, mundësitë për të kaluar kohën janë vërtetë të shumta. Numri i turistëve, sikurse thonë operatorët turistikë, është shtuar shumë vitet e fundit, ndërsa ky vit sipas tyre ka shënuar një numër rekord të vizitorëve.
Drejtorja e Zyrës së Turizmit në Bashkinë Vau Dejës, Entela Kolaj, thotë se nga fillimi i vitit Vau Dejësin e kanë vizituar rreth 150 mijë turistë vendas dhe të huaj. Ajo na zbulon edhe arsyet përse ia vlen të vizitojmë këtë zonë.
Promovimi zonave turistike dhe rivitalizimi i ofertës turistike është një prej nismave që ka ndërmarrë së fundmi Bashkia Vau Dejës me mbështetjen e Bashkimit Evropian përmes projektit “Vau Dejësi si destinacion turistik” në partneritet me qendrën për promovimin e konkurueshmërisë.
Ndërkohë, Liqeni i Vaut të Dejës si dhe kodrat e shumta përreth, e bëjnë këtë zonë një atraksion jo vetëm historik e kulturor, por edhe natyror që nuk duhet humbur.
Procesi zgjedhor i sivjetëm po shoqërohet nga një numër i konsiderueshëm vëzhguesish, të cilët luajnë një…
Me shpërndarjen e materialeve zgjedhore në më shumë se 5 mijë qendra votimi në të…
Një ditë përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, Radio Televizioni Shqiptar shpjegon për…
përgatitjen e talenteve që kanë furnizuar Vllazninë, Superioren, Kombëtaren, madje edhe kampionatin italian, klubi shkodran,…
Kënga fituese në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong…
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë të shtunë kanë mbërritur rreth 8 mijë vota të…
This website uses cookies.