Rekord vizitorësh në Muzeun “Marubi” gjatë vitit 2023

Viti 2023 shënoi një rekord vizitueshmërie të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” me një numer total prej 19220 vizitorësh (52,7% femra dhe 47,3% meshkuj) shifër kjo 22% më e lartë se në vitin 2022.  Krahasuar me vitin 2022, ka një shtim të vizitorëve vendas duke e çuar në 42% të vizitueshmërisë totale.

Ndër vizitorët e huaj të muzeut “Marubi” ashtu si në vitet e mëparshme, vendin e parë e zënë vizitorët nga Italia me 11,1% dhe Franca me 9,8%, të ndjekur nga Gjermania me 8.4% e Holanda me 4%.

Një vend të rëndësishëm në këtë statistikë zënë edhe vizitat e organizuara nga shkollat. Gjatë vitit, në kuadër të vizitave të prenotuara dhe programit të edukimit, muzeu u vizitua nga 1940 nxënës e studentë të institucioneve arsimore në vend, me një vizitueshmëri më të lartë nga shkollat 9-vjeçare.

“Marubi” shkruan se, çdo “vit statistikor” është një moment reflektimi dhe programimi në raport me ofertën ndaj vizitorit të target grupeve e kombësive të ndryshme, për cilësinë e vizitës, për sugjerimet dhe kritikat që evidentohen e analizohen nga pyetesoret ne gjuhen shqipe dhe angleze.

“Përgjatë viteve jemi përpjekur t’ju sjellim ekspozita, biseda, programe edukimi, botime dhe evente të tjera që ndërlidhen patjetër me fotografinë dhe arkivin Marubi, zemrën e institucionit tonë, por gjithmonë vëmendja jonë është tek kultivimi, tek hulumtimi, tek hapja ndaj publikut e tek kujdesi ndaj studiuesve, vizitorëve, nxënësve e studentëve; tek krijimi i dinamikave për krijimin e një hapësire ftuese e cila ruan e promovon trashëgiminë kulturore në qytet e më gjërë”, shkruhet në postimin online të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Aktualisht në Muzeun “Marubi” qëndron e hapur ekpozita “Gjyqet”, e realizuar në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

3 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

3 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

3 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

4 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

4 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

4 hours ago

This website uses cookies.