Rekordet Botërore Guinness pranojnë për herë të parë se gabuan në vlerësimin e një vepre
Një burrë është shpërblyer me Rekordin Botëror të Guinnessit për strukturën më të lartë në botë duke përdorur shkopinj shkrepëse pasi fillimisht iu refuzua vepra e tij.
Francezi, Richard Plaud, kishte ndërtuar një model të Kullës Eiffel duke përdorur mbi 700,000 shkrepëse, por tha se komisioni i Rekordet Botërore të Guinness e refuzuan atë sepse struktura duhej të ndërtohej nga shkrepëset te cilat nuk kanë maja të ndezshme dhe ato nuk duhet “të priten, çmontohen ose deformohen deri në atë pikë sa të mos njihen më” si shkrepëse.
Richard Plaud tha se ai kaloi tetë vjet dhe 4,200 orë duke montuar 706,900 shkrepëse për të ndërtuar strukturën më të lartë në botë të bërë nga shkrepëse, e cila kap një gjatësi prej 7.19 m.