Rekordet e Adrian Njuei në Formula 1
Max Verstappen arrin në Meksikë kuotën e 51 fitoreve, duke barazuar Alain Prost në vendin e katërt në histori, dhe vendos një rekord të ri sezonal prej 16 fitoresh. Rekordin e mëparshëm e kishte vendosur po vetë piloti holandez vitin e kaluar me 15. Kjo do të thotë se në dy sezonet e fundit ai deri tani ka fituar 31 herë, totalin e sukseseve në karrierë të Nigel Mansell. Tashmë objektivi i tij i radhës është Sebastian Vettel, me 53 fitore, për t’i marrë gjermanit vendin e tretë në historinë e Formula 1.
Por çfarë kanë të përbashkët Mansell, Prost, Vettel e Verstappen. Ata kanë fituar të gjithë me makinat e projektuara nga Adrian Neëey, i cili arriti kuotën e 211 fitoreve në karrierë, nga të cilat 110 me Red Bullin. Por jo vetëm kaq, sepse RB19 është edhe makina më e suksesshme e inxhinierit, me 18 fitore, një më shumë se RB18. Në Çmimin e madh të Brazilit, do të synohen rekorde të tjera. Nëse fiton, RB19 do të barazohet me Mercedes F1Ë07 Hybrid i 2016, si modeli më i suksesshëm i të gjitha kohërave.
Një fakt tjetër për t’u verifikuar në fundë të sezonit është se: me 18 fitore në 19 gara, RB19 ka përqindjen më të mirë të fitores me (94.74%), më e lartë se McLaren MP4/4 legjendar i 1988 me (93,75%), një shifër që do ta vendoste atë si makinën më të suksesshme ndonjëherë, pavarësisht nga numri i garave të zhvilluara.
Ndërsa podiumet për makinat e projektuara nga Adrian Neëey janë 515, në një periudhë 35-vjeçare: i pari u arrit nga Ivan Capelli, në Belgjikë, në vitin 1988. Kjo shifër është e jashtëzakonshme, nëse marrim parasysh se, në renditjen e ndërtuesve të makinave, vetëm Ferrari ka më shumë podiume, 805.