Rekordi për shpenzimet ushtarake globale, raporti: Në nivelin më të lartë në histori

Në vitin 2023, shpenzimet ushtarake globale arritën një rekord të ri, sipas hulumtimit nga SIPRI, Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes me qendër në Stokholm. Shpenzimet ushtarake në terma realë, u rritën me 6.8% në vitin 2023 në 2.44 trilion dollarë, kundrejt 2.24 trilionë në vitin 2022, kryesisht për shkak të luftës në Ukrainë.

Kjo është rritja më e madhe vjetore që nga viti 2009, nënvizon Instituti. “Të gjitha rajonet që ne studiojmë kanë parë një rritje, e cila zbulon se bota ndihet më pak e sigurt dhe ndoshta po përdor masa të ashpra për sigurinë e tyre dhe jo mjete diplomatike”, tha studiuesi i SIPRI, Lorenzo Scarazzato.

Shumë qeveri e perceptojnë përshkallëzimin e “tensioneve dhe paqëndrueshmërisë” dhe për këtë arsye rrisin shpenzimet e tyre ushtarake, mbi të gjitha ato evropiane, pas pushtimit të territorit ukrainas nga ushtria ruse në shkurt 2022, shpjegoi ai.

SHBA mbetet deri tani numri një në botë, me shpenzimet ushtarake që arrijnë në 916 miliardë dollarë. Kjo është më shumë se një e treta,37%, e shpenzimeve ushtarake globale dhe afërsisht tre herë sa ajo e vendit të renditur të dytë: Kinës.

Pekini shpenzoi rreth 296 miliardë dollarë për forcat e armatosura të Kinës, ose rreth 12 për qind të shpenzimeve ushtarake globale, 6 për qind më shumë nga viti në vit, sipas Institutit.

Me fjalë të tjera, SHBA-ja dhe Kina përbënin pothuajse gjysmën e shpenzimeve ushtarake globale vitin e kaluar. Rusia mbeti në vendin e tretë, e ndjekur nga India dhe Arabia Saudite. Gjermania u rendit e 7-ta, pak pas Britanisë

Berlini kritikohet shpesh sepse shpenzimet e tij ushtarake “nuk kanë arritur ende 2% të PBB-së së tij, objektivi i NATO-s,” vuri në dukje studiuesi i SIPRI Skaratzato. Megjithatë, duhet marrë parasysh se Gjermania është vendi me shpenzimet ushtarake të dyta më të larta në Kontinentin e Vjetër, pas Britanisë, dhe se përqindja e shpenzimeve të saj në vitin 2023 ishte 1.5% e PBB-së, megjithatë ajo është zotuar ta rrisë atë në 2% nga viti 2024 e në vazhdim.

Shpenzimet ushtarake globale arrijnë në 2.3% të PBB-së globale.

Rritja më e madhe e përqindjes në dhjetëshen e parë të renditjes u regjistrua në Ukrainë, 51%, me shpenzimet që arritën në 64.8 miliardë dollarë. Nga vendi i 11-të në 2022, Ukraina renditej e 8-ta në 2023. Shpenzimet ushtarake përbënin gati 60%—58% të totalit të shpenzimeve të saj qeveritare.

Shifra është shumë më e lartë se ajo e Rusisë, ku shpenzimet ushtarake përbënin 16% të totalit të shpenzimeve publike.

Vende të tjera i kanë dhënë Kievit të paktën 37.3 miliardë dollarë ndihmë ushtarake. Shpenzimet ushtarake të Ukrainës dhe ndihma e huaj vlerësohet të përbëjnë 91% të shpenzimeve ushtarake./ CNN

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.