Rektori Gjuraj në “Rrëfime me buzëqeshje” – Rektori I UNISHK intervistohet nga Hea dhe Onesa në RTSH Shkodra

Rektori I Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Tonin Gjuraj, ka bërë një rrëfim të veçantë për Hean dhe Onesën në emisionin e radhës të ciklit “Rrrëfime me buzëqeshje” në RTSH Shkodra.
Ai është rikthyer në vogëlinë e tij, duke sjellë në kujtesë sakrificat e prindërve për arsimimin e fëmijëve.
Gjuraj ka thënë se, pavarësisht se prindërit ishin pa shkollë, arritën të na arsimonin të gjithë fëmijët me mjaft vështirësi jetësore, pasi edhe babai i tij ishte i sëmurë.
Përgjatë bisedës, në përgjigje të pyetjeve nga Hea dhe Onesa, ka folur gjërërisht për eksperiencën e tij si pedagog, por edhe drejtues në arsimin publik dhe privat, duke sjellë në kujtesë edhe episode interesante.
Gjuraj ka folur edhe për eksperiencën e tij si ambasador i Shqipërisë në Izrael, jetën atje dhe përditshmërinë në një vend që konsiderohet problematik.
“Unë nuk jam larguar asnjëherë nga Shkodra e as nga vendlindja ime, Pentari”, ka pohuar rektori Tonin Gjuraj gjatë kësaj interviste.