Relacioni, mazhoranca: Të shtyhet ligji për investimet strategjike deri në dhjetor, 2027

Deputeti socialist Eduard Shalsi ka propozuar që afati për ligjin e investimeve strategjike të zgjatet deri në dhjetor të vitit 2027.

Ligji i cili përfundoi më 31 dhjetor 2023 pritet të zgjatet edhe tre vite të tjera. Eduard Shalsi e justifikon këtë zgjatje të ligjit si pasojë e interesit shumë të lartë të subjekteve. Për këtë arsye, sipas tij, fluksi dhe stoku i investimeve të huaja në vend janë në shifrat më të larta krahasuar me 10-vjeçarin e fundit.  

Duke qenë se interesi i subjekteve është ende shumë i lartë për të ketë paketë ligjore dhe fluksi dhe stoku i investimeve të huaja në vend janë në shifrat më të larta krahasuar me 10-vjeçarin  e fundit, me qëllim shmangien e krijimit të këtij boshllëku ligjor, si dhe të pasojave që mund të krijohen prej tij, është menduar zgjatja e afatit te paraqitjes së kërkesave deri ne datën 31 dhjetor 2027”, thuhet në relacionin e firmosur nga deputeti socialist Eduard Shalsi që i bashkëngjitet ndryshimeve në pr/ligj.

Propozimi i Eduard Shalsit by pbourdie0 on Scribd

https://www.scribd.com/embeds/701315180/content?start_page=1&view_mode=scroll&access_key=key-dBZaV1dc2h5jE1mlR6Oa

Sipas propozimit në relacionin e hartuar nga Shalsi kërkohet që vlera minimale e një projekti të propozuar për t’u kualifikuar si investim potencial strategjik të jetë mbi 50 milionë euro, në sektor ose të krijojë minimalisht 300 vende pune.

Gjithashtu kërkohet se nëse subjekti synon procedurën e veçantë në çdo sektor vlera e investimit duhet të jetë e barabartë ose me e madhe se 100 milionë euro ose investimi të krijojë minimalisht 500 vende te reja pune

Investitorët/projektet qe do te përfitojnë statusin “Investim/investitor strategjik, procedure e asistuar duhet te plotësohen kriteret me poshtë: Vlera e investimit të jetë e barabartë ose me e madhe se 50 (pesëdhjete) milionë euro;  ose ii. investimi krijon, minimalisht 300 (treqind) vende te reja pune; ose investimi synohet te realizohet ne zona me prioritet zhvillimi; Për investitorët/projektet qe do të përfitojnë statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë “,duhet të plotësohen kriteret më poshtë; vlera e investimit te jete e barabarte ose me e madhe se 100 (njeqind) milione euro; ose ii. investimi krijon minimalisht 500 (peseqind) vende te reja pune”, shkruhet në relacionin e hartuar nga Eduard Shalsi. 

Relacioni, mazhoranca: Të shtyhet ligji për investimet strategjike deri në dhjetor, 2027 by pbourdie0 on Scribd

https://www.scribd.com/embeds/701314901/content?start_page=1&view_mode=scroll&access_key=key-CT1Xxfd27CSeF7Ai0Lp0

Ligji ka prodhuar shpesherë debate të shumta për mënyrën e zbatimit ku opozita ka akuzuar mazhorancën se ka favorizuar një grup oligarkësh si dhe ka cenuar pronën private.

Një nga kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore ka qenë në fokus edhe ligji për investimet strategjike, gjë e cila është refuzuar nga mazhoranca.

Duke iu referuar ligjit të mëparshëm, ai u njihte statusin investitor strategjik në turizëm çdo projekti që investonte më shumë se 5 milionë euro dhe punësonte 80 punëtorë.

Ndërsa ligji për investimet strategjike i cili u miratua në vitin 2015 parashikon një lehtësi për bizneset që duan të investojnë dhe më pas marrin edhe statusin e investitorit strategjik. Afati i këtij ligji përfundoi në dhjetor të vitit 2021, por u shty nga Kuvendi për në fund të vitit 2023 dhe tani sipas relacionit të deputetit Shalsi kërkohet të shtyhet edhe për 3 vite të tjera, deri në dhjetor 2027.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.