Reliket e Shkodrës në libër e dokumentar – Autorja Zenepe Dibra ka bërë një punë kërkimore në familjet e vjetra shkodrane

“Shkodra, histori që gjallon me reliket e saj”, titullohet kështu libri prej dy vëllimesh që u promovua në Kinema “Republika” i autores Zenepe Dibra.
Kjo e fundit shprehet mbi punën intensive dhe procesin e mirëfilltë kërkimor në disa prej familjeve të vjetra shkodrane duke “zbuluar” prej aty, thesare të vërteta për historinë e qytetit.
Pjesë e kësaj mbrëmje për të pranishmit ishte edhe shfaqja e dokumentarit “Reliket që flasin”, një prodhim i RTSH me regji dhe skenar nga Vasilika Londo dhe Ketrin Gjoça, bazuar në librin e autores Zenepe Dibra.
Zenepe Dibra është një emër i spikatur në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit e po ashtu edhe asaj studimore.
Libri i promovuar së fundmi është i 14 për të duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm për Shkodrën dhe historinë e saj.