Lajme

Remont në nënstacion, Lezha 12 orë pa energji – Kjo situatë  solli vështirësi për mijëra abonentë familjarë dhe biznese në të gjithë territorin

Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit përfshirë dhe qytetin.

Energjia u ndërpre në oren 23:00 të mbrëmjes të së enjtes dhe sipas njoftimit të OSHEE ishin parashikuar të rikthyen në oren 5:00 të mëngjesit, por vonesat në ndërrimin e transformatoreve në nënstacion vonuan rikthimin e energjisë përtej parashikimeve.

Kjo situatë solli vështirësi për mijëra abonentë familjarë dhe biznese, e për rrjedhojë në disa zona dhe mungesë të ujit të pijshëm.

Rikthimi i energjisë elektrike u bë i mundur pas rreth 12 oresh, duke rikthyer në këtë mënyre normalitetin në të gjithë territorin e Bashkisë Lezhë.Ndërkohë për këtë situate pati një reagim në rrjetin social facebook edhe nga Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës Agron Gjekmarkaj, e cila e konsideroi mungesen e energjisë për orë të tëra si një rast të papreçedent dhe një tallje me qytetaret.

“Situatë e pa precedent me ndërprerjen e energjisë elektrike në të gjithë Lezhën e cila që nga mbrëmja e shkuar është e zhytur në errësirë. Çdo justifikim nga OSHEE dhe institucion përgjegjës është alogjik pasi nuk mund të veprohet në këtë mënyrë. Kjo është nëpërkëmbje dhe tallje me qytetarët të cilët kanë fëmijë apo të sëmurë në shtëpi. I bëj thirrje ministres Balluku që mburret me uljen e çmimit të energjisë me 1 lekë të dërgojë grupe pune për normalizimin e situatës. Krahas familjeve lezhjane, institucione të rëndësisë së veçantë dhe sipërmarrje të biznesit po paguajnë kosto të papërgjegjshmërisë së këtij pushteti që duhet shembur më 11 Maj” shkruan Gjekmarkaj

RTSH Shkodra

Recent Posts

Zgjedhjet e 11 majit, si mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

Një ditë përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, Radio Televizioni Shqiptar shpjegon për…

7 hours ago

KF Shkodra U- 15 kampione e Shqipërisë / Piraniqi dhe Vajushi: Ambiciozë edhe në Superiore

përgatitjen e talenteve që kanë furnizuar Vllazninë, Superioren, Kombëtaren, madje edhe kampionatin italian, klubi shkodran,…

8 hours ago

Shkodra në “Junior Eurovision” – Bashkia marrëveshje me RTSH: Kënga fituese e Festivalit të Këngës për Fëmijë në Eurosong

Kënga fituese në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong…

8 hours ago

181 mijë vota nga Diaspora – Për të votuar në zgjedhje, u regjistruan mbi 246 mijë bashkëkombas

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë të shtunë kanë mbërritur rreth 8 mijë vota të…

8 hours ago

Zgjedhje 2025 në Shkodër – Të drejtë vote 261 579 qytetarë, të regjistruar nga Diaspora 17480 vetë

Në zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun Shkodër kanë të drejtë vote 261…

8 hours ago

Tërheqja e materialeve zgjedhore – ZAZ 2 nis e para shpërndarjen e bazës materiale

Në qarkun Shkodër, 8 Komisionet Administrimit Zgjedhor kanë bërë gati materialet për t’i shpërndarë drejt…

8 hours ago