Lajme

Renato Radoja, në “Histori Sportive” – Shkodrani që e shndërroi basketbollin në art

Histori Sportive, emisioni i përjavshëm në RTSH Shkodra, këtë radhë është ndalur tek sporti i basketbollit duke pasur si personazh kryesor, një prej më të mëdhenjëve të basketit për meshkuj, Mjeshtrin e Madh, Renato Radoja.

Krahas të tjerave, shkak për këtë është bërë edhe ditëlindja e 85-të, të cilën mjeshtri Radoja pati rastin ta festojë mes njerëzve më të afërt të familjes së tij, por duke pasur pranë edhe shoqërinë e afërt sportive, bashkohësit e tij të Vllaznisë, si dhe ato të ardhur enkas nga Tirana, pjesëtar të klubeve të 17 Nëntorit, Partizanit, Dinamos dhe kombëtares së Shqipërisë.

Një basketbollist që si askush tjetër ka kaluar plot 66 vite me sportin e basketbollit duke u shpallur kampion me tre klube të Shqipërisë, Vllazninë, 17 Nëntorin dhe Partizanin. Me rezultatet e arritura, Renato Radoja është fitues tre herë i Anketës shumë të rëndësishme për sportistët më të mirë të vitit, organizuar nga gazeta Sporti Popullor, përfshirja në pesëshen më të mirë të Shqipërisë në basketboll meshkuj, basketbollisti më i mirë i Ballkaniadës së vitit 1965, basketbollisti i shekullit për Shkodrën, Mjeshtër i Merituar Sporti, Mirënjohja e Bashkisë Shkodër, Mjeshtër i Madh nga Presidenca, e shumë tituj të tjerë nga federate e Basketbollit e më gjërë.

Renato është pjesë e një familje tipike sportive, duke nisur nga babai i tij, Shuk Radoja, xhaxhai, motra Terezina dhe dy vëllezërit e tij, përfshirë këtu edhe mjeshtrin e muzikës Robert Radoja. Vlerësimin për legjenden e gjallë të basketbollit meshkuj, Renato Radoja, e shprehin në emisionin “Histori Sportive” me shumë emocion bashkohesit e tij, ato të Vllaznisë, si dhe kolegët nga Tirana.  RTSH Shkodra, do të vijojë të sjellë në ekranin e saj figura çdo të premte, figura të tjera sportive të Shkodrës dhe më gjërë.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh

Këtë të mërkurë (26 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…

5 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ dërgon 16 kandidatë për verifikim në prokurori

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për të dërguar për verifikim në Prokurorinë e…

1 day ago

Kushte të paqëndrueshme atmosferike! Si parashikohet moti këtë të martë

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…

1 day ago

Finalet e Nations League do zhvillohen në Gjermani, kalendari dhe oraret e sfidave

Gjermania është vendi që do të presë finalet e UEFA Nations League 2024/25, që do…

1 day ago

Autori i dy golave, Manaj: Rëndësi ka fitorja

Rey Manaj ishte autor i një dygolëshi në fitoren 3-0 që Shqipëria arriti përballë Andorrës…

1 day ago

Silvinjo pas fitores: Krenar për lojtarët

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka komentuar suksesin 3-0 që kuqezinjtë arritën përballë Andorrës në “Arena…

1 day ago