Rëndësia e suplementeve, Tomçini: Këto vitamina s’duhet t’i kombinoni asnjëherë bashkë

Rëndësia e vitaminave në organizmin e njeriut, ka qenë një ndër temat e diskutuara në “Mirëmëngjesi Shqipëri”. Farmacistja Elda Tomçini ka renditur disa prej vitaminave që janë tejet të rëndësishme për t’u përdorur dhe disa kombinime vitaminash të cilat nuk duhen marrë asnjëherë.

“Në rastin e grave shtatzëna vitamina A nuk rekomandohet pasi është toksike në organizmin tonë dhe jep keqformime të fetusit. Është një preparat që përdoret për aknet dhe thuhet efektet anësore nuk rekomandohet te femrat dhe meshkujt që kanë në plan për shtatzëni dhe s’duhet marra 3-6 muaj para, por edhe më mbrapa.

Acidi Folik që njihet, duhen marrë 3 muaj para konceptimit të shtatzënisë. Folatet, vitamina B9 ndikon në rruazat e kuqe të gjakut dhe ADN, prandaj rekomandohet në momente që tentojmë të mbetemi shtatzënë për të eleminuar keqformime të fetusit. Shumë vitamina në doza të mëdha, duhet të kemi kujdes se depozitohen në organizëm, në mëlçi dhe japin efekte anësore, Vitamina D në sasi të madhe jep gur në veshka.

Vitamina D me K2 është shumë më efikase. Nuk lejon të depozitohet e të rrisë sasinë e kalciumit në enët e gjakut. Vitamina C me B12 nuk duhen kombinuar bashkë se vitamina C nuk lejon përthithen e B12. Vitamina B12 dhe D janë ndër vitaminat më të rëndësishme në organizëm”, u shpreh Tomçini.

Kjo e fundit sqaroi momentet e duhura të ditës dhe distancave kohore në të cilat duhen marrë suplementet.

Njerëzit i marrin vitaminat por nuk janë të qartë kur duhet t’i marrin, në çfarë momenti të ditës, në çfarë distancë kohe?

Vitaminat duhet të merren me ushqim, Vitaminat e tretshme në ujë merren para ushqimit. Ndërsa vitaminat e tretshme në yndyrë rekomandohet të merren pas ushqimit.

Vitamina D, A, E dhe K janë vitamina të tretshme në yndyrë që të absorbohen, duhet që njerëzit të kenë ngrënë pak ushqim me yndyrë që të përthithen më mirë. Nëse dikush merr vitaminën D, rekomandojmë që të marrin pak bukë me vaj ulliri para dhe një  vezë në mëngjes.

Grupi i vitaminave B, që janë grupi vitaminave të tretshme në ujë, i japin energji organizmit dhe për këtë energji kemi nevojë në mëngjes. Vitamina E merret në mbrëmje. Vitamina D në gjysmën e parë të ditës se mund të interferojë në gjumë. Vitamina C rekomandohet të merret gjatë gjithë harkut të ditës.

Vitamina B6 është shumë e mirë për relaksin e gjumit dhe rekomandohet të merret në pjesën e dytë të ditës”, tha ajo, teksa shtoi se janë 13 vitamina bazë për të cilat organizmi ynë ka nevojë. Nga këto janë 9 vitamina të tretshme në ujë dhe 4 vitamina të tretshme në yndyrë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.