Renditja e FIFA-s, Shqipëria e Silvinjos fiton tre vende
Katër pikët e marra në ndeshjet kundër Çekisë e Polonisë e kanë ngritur kombëtaren shqiptare në krye të Grupit E të kualifikueseve të Euro 2024, por edhe në renditjen e FIFA-s për muajin shtator.
Në renditjen e përditësuar sot nga FIFA, Shqipëria ka fituar tre vende krahasuar me korrikun, kur ishte renditja e fundit, me 1377.47 pikë, ndërkohë që Polonia pëson zbritje në vendin e 30-të, ndërsa Çekia mbetet në vendin e 37-ta.
Shqipëria është skuadra me ngjitjen më të fortë në renditje, me 20 pikë më tepër se në korrik. Për kuqezinjtë janë katër rezultate pozitive radhazi, që kanë sjellë ngjitjen në renditje që nga pranvera.
Ndërkohë, Kosova ka zbritur dy vende, nga i 109-ti në të 111-tin, me 1181.91 pikë, pas humbjes me Rumaninë dhe barazimit me Zvicrën. Renditja e FIFA-s kryesohet nga kampionia e botës, Argjentina, e ndjekur nga Franca e Brazili.