Categories: LajmeSport

Renditja e FIFA-s, Shqipëria e Silvinjos fiton tre vende

Katër pikët e marra në ndeshjet kundër Çekisë e Polonisë e kanë ngritur kombëtaren shqiptare në krye të Grupit E të kualifikueseve të Euro 2024, por edhe në renditjen e FIFA-s për muajin shtator.

Në renditjen e përditësuar sot nga FIFA, Shqipëria  ka fituar tre vende krahasuar me korrikun, kur ishte renditja e fundit, me 1377.47 pikë, ndërkohë që Polonia pëson zbritje në vendin e 30-të, ndërsa Çekia mbetet në vendin e 37-ta.

Shqipëria është skuadra me ngjitjen më të fortë në renditje, me 20 pikë më tepër se në korrik. Për kuqezinjtë janë katër rezultate pozitive radhazi, që kanë sjellë ngjitjen në renditje që nga pranvera.

Ndërkohë, Kosova ka zbritur dy vende, nga i 109-ti në të 111-tin, me 1181.91 pikë, pas humbjes me Rumaninë dhe barazimit me Zvicrën. Renditja e FIFA-s kryesohet nga kampionia e botës, Argjentina, e ndjekur nga Franca e Brazili.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

15 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

15 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

16 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

16 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

16 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

16 hours ago

This website uses cookies.