Renditja e vendeve më të lumtura në botë për vitin 2024
Finlanda është sërish vendi më i lumtur në botë. Kështu thuhet në raportin vjetor që shënon Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë së Kombeve të Bashkuara më 20 mars.
Raporti bazohet në të dhënat e sondazheve globale nga njerëz në më shumë se 140 vende. Vendet renditen sipas lumturisë bazuar në vlerësimet mesatare të jetës së tyre gjatë tre viteve të mëparshme, në këtë rast 2021-2023 .
Raporti është një partneritet i Gallup, Qendrës Kërkimore të Mirëqenies së Oksfordit, Rrjetit të Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së dhe një bordi redaktues.
20 vendet më të lumtura në botë në vitin 2024
- Finlanda
- Danimarka
- Islanda
- Suedia
- Izraeli
- Holanda
- Norvegjia
- Luksemburgu
- Zvicra
- Australi
- Zelanda e Re
- Kosta Rika
- Kuvajti
- Austri
- Kanada
- Belgjika
- Irlanda
- Çekia
- Lituani
- Mbretëria e Bashkuar
Ndërsa Shqipëria është renditur në vendin e 89-të sipas raportit vjetor, si vendi më i lumtur në botë duke lënë pas vende si Turqia, Egjipti, Tunizia etj. Në fund të listës renditen vende si Afganistani, Libani, Lesoto, Sierra Leone dhe Kongo.