Categories: LajmeSport

Renditja UEFA: Italia në krye, Serie A synon 5 skuadra në Champions

Falë sukseseve të Lazios dhe Milanit dhe barazimit të Romës, Italia ka pasur një javë mjaft pozitive në kupat e Evropës. Dhe falë rezultateve të këqija të skuadrave gjermane, skuadrat italiane janë duke u ngjitur në renditjen e shteteve.

Tani ëndrra për një vend të pestë në Ligën e Kampionëve në sezonin 2024/25 (e rezervuar për dy të parët në tabelë) duket shumë më afër. Italia është e vetmja, së bashku me Francën, ndër federatat kryesore që ka ende në garë të gjitha skuadrat e saj: Inter, Milan, Napoli, Lazio, Fiorentina, Roma dhe Atalanta. Është thelbësore që ekipet italiane të vazhdojnë sa më gjatë rrugëtimin e tyre në Kupat e Evropës.

Ndërsa Italia konsolidon vendin e parë, Gjermania kalon Anglinë, skuadrat e kësaj të fundit do të zbresin në fushë javën e ardhshme midis raundit tjetër të Ligës së Kampionëve dhe fazës së 16-të të Konferencës dhe Europa League.

Renditja aktuale 2023-2024

Italia – 14.714 pikë (shtohet një vend në Champions)

Gjermania – 13.928 pikë (shtohet një vend në Champions)

Anglia – 13.875 pikë

Spanja- 12.937 pikë

Franca – 12.250 pikë

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

5 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

5 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

6 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

7 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

7 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

9 hours ago

This website uses cookies.