Rënia demografike në Rusi, Putin i kërkon grave të lindin më shumë se 8 fëmijë

9d72fc6a13804347b1f6a2e85b67494e

9d72fc6a13804347b1f6a2e85b67494e

Rusia po pëson rënie drastike të popullsisë vitet e fundit, me një normë të lindjeve në ulje nga kriza ekonomike që ka pllakosur vendin dhe  ndikuar edhe nga nisja e luftimeve në Ukrianë.

Nisur nga kjo presidenti rus u ka kërkuar grave që të kenë tetë ose më shumë fëmijë. Familjet e mëdha duhet të bëhen normë tashmë” tha Vladimir Putin gjatë në një adresim. “Shumë nga gjyshet dhe stërgjyshet tona kishin shtatë, tetë apo edhe më shumë fëmijë”, pohoi presidenti rus. “Le t’i ruajmë dhe ringjallim këto tradita të shkëlqyera.

Familjet e mëdha duhet të bëhen normë, një mënyrë jetese për popullin rus. Familja nuk është vetëm gur themeli i shtetit dhe shoqërisë, është një fenomen shpirtëror, një burim morali”. “Ruajtja dhe rritja e popullsisë së Rusisë është qëllimi ynë për dekadat e ardhshme, madje edhe për gjeneratat e ardhshme. Kjo është e ardhmja e shtetit rus, Rusia e përjetshme”, tha ai.

Ndërkohë, Gjykata Supreme e Rusisë e ka shpallur “ekstremiste” lëvizjen LGBT, një vendim i cili, sipas grupeve për të drejtat e njeriut, do t’ia mundësojë vendit t’i luftojë edhe më shumë homoseksualët dhe transgjinorët.

Ligji rus ua ndalon qytetarëve dhe organizatat t’i mbështesin apo promovojnë organizatat ekstremiste, përfshirë shpalosjen e simboleve të tyre online. Ndëshkimet nisin nga gjoba deri te dënimi me burg.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.