9d72fc6a13804347b1f6a2e85b67494e
Rusia po pëson rënie drastike të popullsisë vitet e fundit, me një normë të lindjeve në ulje nga kriza ekonomike që ka pllakosur vendin dhe ndikuar edhe nga nisja e luftimeve në Ukrianë.
Nisur nga kjo presidenti rus u ka kërkuar grave që të kenë tetë ose më shumë fëmijë. Familjet e mëdha duhet të bëhen normë tashmë” tha Vladimir Putin gjatë në një adresim. “Shumë nga gjyshet dhe stërgjyshet tona kishin shtatë, tetë apo edhe më shumë fëmijë”, pohoi presidenti rus. “Le t’i ruajmë dhe ringjallim këto tradita të shkëlqyera.
Familjet e mëdha duhet të bëhen normë, një mënyrë jetese për popullin rus. Familja nuk është vetëm gur themeli i shtetit dhe shoqërisë, është një fenomen shpirtëror, një burim morali”. “Ruajtja dhe rritja e popullsisë së Rusisë është qëllimi ynë për dekadat e ardhshme, madje edhe për gjeneratat e ardhshme. Kjo është e ardhmja e shtetit rus, Rusia e përjetshme”, tha ai.
Ndërkohë, Gjykata Supreme e Rusisë e ka shpallur “ekstremiste” lëvizjen LGBT, një vendim i cili, sipas grupeve për të drejtat e njeriut, do t’ia mundësojë vendit t’i luftojë edhe më shumë homoseksualët dhe transgjinorët.
Ligji rus ua ndalon qytetarëve dhe organizatat t’i mbështesin apo promovojnë organizatat ekstremiste, përfshirë shpalosjen e simboleve të tyre online. Ndëshkimet nisin nga gjoba deri te dënimi me burg.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se për një sasi prej 52 kg luleshtrydhesh të importuara…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë…
Në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një mision parazgjedhor…
Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore të madhe në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Kroacinë…
Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 16 mars në një klub nate…
"Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të…
This website uses cookies.