Categories: BotaLajmeHistori

Rënia e Murit të Berlinit, simboli i rënies së komunizmit në Evropë

34 vjet më pare, më 9 nëntor të vitit 1989, rrëzohej Muri i Berlinit, një ngjarje që është bërë simboli i rënies së komunizmit në Evropë.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania u nda në katër zona ushtarake; zona franceze, britanike, amerikane dhe sovjetike, po ashtu edhe qyteti i Berlinit.

Nga viti 1945 deri në vitin 1961, rreth tre milion njerëz shkuan nga Gjermania Lindore dhe Berlini Lindor në perëndim. Muri u ndërtua për të penguar largimin e gjermano-lindorëve, duke u bërë kështu simboli i mungesës së lirisë së tyre.

Pak pas mesnatës së 13 gushtit 1961, qeveria u dha urdhër më shumë se 40 mijë ushtarëve dhe policëve gjermano-lindorë të bllokonin me tela me gjemba gjithë kufirin, duke lënë vetëm 13 pika kalimi për në Berlinin Perëndimor.

10 mijë kilometra tela u shtrinë në perimetrin prej 155 kilometrash të Berlinit Perëndimor. Muri u përfocua herë pas here dhe deri në vitin 1989 ai numëronte 45 mijë blloqe betoni, 259 qen kufiri dhe 302 kulla vëzhgimi.

Në mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, Muri i Berlinit u hap. Kufiri mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore, ku tanket e Traktatit të Varshavës dhe NATO-s qëndruan përballë njeri tjetrit për dekada me radhë, humbi kuptimin ashtu si dhe shteti socialist i Gjermanisë. 11 muaj pas rënies së Murit të Berlinit, Gjermania u ribashkua.

1 nga 6

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Duam paqe sa më shpejt”, Zelensky pranon propozimin amerikan për armëpushim 30-ditor

Administrata Trump tha të martën se do të heqë menjëherë pezullimin e ndihmës ushtarake për…

11 minutes ago

Hyjnë në fuqi tarifat e vendosura nga Trump për çelikun dhe aluminin

Tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump për importet e çelikut dhe aluminit hynë…

14 minutes ago

Champions: Rafinja-Yamal dhurojnë spektakël, Barça kualifikohet në çerekfinale

Barcelona fiton edhe ndeshjen e kthimit përballë Benfikës dhe bëhet skuadra e parë që siguron…

15 minutes ago

Urdhri, AKEP kërkon mbylljen e TikTok në Shqipëri duke nisur nga e enjtja

Nga data 13 mars 2025, TikTok nuk do të funksionojë në Shqipëri. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike…

56 minutes ago

Champions, Ancelotti: Sfidat kundër Atleticos gjithmonë të luftuara, vendosin detajet

Carlo Ancelotti ka folur në prag të ndeshjes së kthimit të 1/8-ve të finales së…

12 hours ago

Këshilli i ri Drejtues i RTSH-së, komisioni i medias dërgon në Kuvend kandidatët që do të votohen

Komisioni parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit ka përzgjedhur kandidaturat, të cilat do të…

13 hours ago

This website uses cookies.