Rënia e sistemeve të Microsoft, TIA: Nuk u prekëm, vonesa për mbërritjet në Shqipëri

Sistemi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës nuk është prekur nga rënia e sistemeve kompjuterike globale, por vonesa pritet të shkaktohen nga “black out” në aeroportet e tjera.

Situata e krijuar mëngjesin e sotëm nga ndërprerje të funksionimit të sistemeve kompjuterike, në nivel global, që ka prekur shërbimin e sistemit të check-in dhe rezervimit, në disa aeroporte ndërkombëtare, nuk ka prekur për momentin Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Lajmi ëhstë konfirmuar nga TIA, e cila bën me dije më tej se fluturimet e orareve të mëngjesit janë nisur në kohë dhe pa probleme.

“Kjo pasi Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka një sistem të dyfishtë, i cili mundëson funksionimin pa probleme të tij.

Gjithsesi vonesa pritet të shkaktohen në orët në vazhdim nga fluturimet që do të vijnë nga aeroportet e tjera në varësi të sistemeve të ndryshme të operimit.

Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të krijuar, ju lutemi të informohen në vijimësi përmes zyrës së informacionit të TIA për oraret e fluturimeve dhe ndryshimin e mundshëm të tyre.”, thuhet në njoftim.

Pak më parë, një ndërprerje globale e teknologjisë solli problematika në mbarë botën, duke ndikuar operacionet në industri të shumta, me linjat ajrore që ndaluan fluturimet, disa transmetues janë jashtë transmetimit dhe gjithçka, nga bankat te kujdesi shëndetësor, janë goditur nga problemet e sistemit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.