Reparti zjarrfikës, asnjë emergjencë në ndërrim viti – Murati: Vitet e fundit qytetarët të ndërgjegjësuar gjatë festimeve
Reparti Zjarrfikës në Shkodër ka kaluar një ndërrim viti të qetë duke mos shënuar asnjë incident si shkak i fishekzjarreve.
Një mjet zjarrëfikës së bashku me efektivët ka qëndruar në shesh, ndërkohë që gadishmeria ka vijuar edhe në 48 orët e para të vitit.
Reparti Zjarrfikës në Shkodër, krahas turneve të shtuara për shkak të mungesës së numrit të efektivëve dhe gadishmërisë 24 orë, as këtë fundvit nuk pati shpërblim.