Categories: BotaLajme

Reperi Sean “Diddy” Combs filmohet duke dhunuar fizikisht modelen Cassie Ventura

Një video e vitit 2016 nga një hotel tregon se Sean “Diddy” Combs dhunon në atë kohë partneren e tij Cassie Ventura. Në video duket kur Sean “Diddy” Combs kap, shtyn, tërheq zvarrë dhe shkelmon të dashurën e tij të atëhershme.

Video mban datën 5 mars 2016, tregojnë reperin, producentin dhe manjatin e biznesit duke dhunuar të dashurën në hotel InterContinental në Los Angeles.

Në video, Ventura del nga një dhomë hoteli dhe shkon drej ashensorit, ku “Diddy” vrapon në korridor dhe dhunon fizikisht atë duke e shtrirë në tokë.

Avokati i Venturës, Douglas H. Wigdor, tha se “videoja tronditëse vetëm sa ka konfirmuar më tej sjelljen shqetësuese dhe grabitqare të zotit Combs. Fjalët nuk mund të shprehin guximin dhe qëndrueshmërinë që ka treguar zonja Ventura duke u paraqitur për ta nxjerrë në dritë këtë”.

“Diddy” dhe Ventura, një modele dhe këngëtare e njohur, ishin në një lidhje nga viti 2007 – 2018, ndërsa kishte denoncuar reperin për dhunë.

Në denoncim thuhej se Ventura ishte 19 vjeç kur u takuan dhe “Diddy”, i cili ishte 37 vjeç, dhe marrëdhënia e tyre zgjati deri në vitin 2019. Ajo thoshte se ai ishte dhunshëm fizikisht dhe e detyronte atë të përfshihej në akte të ndryshme seksuale me burra të tjerë gjatë asaj kohe.

Që nga nëntori 2023, “Diddy” është përballur me pesë padi të tjera civile që e akuzojnë atë për një sërë sjelljesh të pahijshme seksuale dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Ai i ka mohuar akuzat, ndërsa hetimet vijojnë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

PD miraton sot kandidaturat, Berisha: Procesi më transparent që është zhvilluar në PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi sot selinë blu për miratimin e kandidaturave që…

25 minutes ago

Kane paralajmëron Interin: Jemi gjithmonë favoritë për të fituar

Harry Kane ishte sërish një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së Bayern në Champions…

38 minutes ago

Spektakël i garantuar në “Old Trafford”

Manchester United dhe Real Sociedad do të ndeshen të enjten në mbërmje për të siguruar…

40 minutes ago

TikTok mbyllet, por… Ekspertët thirrje institucioneve që të marrin masa

Njoftimi për mbylljen e TikTok nuk do ta frenojë plotësisht aksesueshmërinë në këtë platformë. Ndërsa…

3 hours ago

Inzaghi feston 200 pankina në krye të Interit

Një mbrëmje e veçantë, e festuar me kalimin e turit dhe kualifikimin në çerekfinale të…

3 hours ago

Propozimi mbi armëpushimin me Ukrainën, SHBA rrit presionin ndaj Rusisë

SHBA ka rritur presionin ndaj Rusisë për të pranuar propozimin e armëpushimit 30-ditor me Ukrainës.…

3 hours ago

This website uses cookies.