Categories: AktualitetLajme

Reporterë pa Kufi: Të paktën 17 gazetarë kanë humbur jetën në Lindjen e Mesme që nga tetori

Të paktën 17 gazetarë kanë humbur jetën gjatë mbulimit të luftimeve në Lindjen e Mesme që nga fillimi i tetorit, shumica prej tyre në Gaza, tha 

45 profesionistë të medias janë vrarë këtë vit në lidhje me punën e tyre, tha Reporterët pa Kufij (RSF) në rishikimin vjetor të raportit për lirin e shtypit.

Ky është numri më i ulët që nga viti 2002, kur ndodhën 33 humbje jete.

“Megjithatë, kjo nuk duhet të errësojë faktin se gazetarët paguajnë një çmim të lartë për shërbimet e tyre në çdo luftë. Që nga viti 2022, 61 gazetarë dhe punonjës të tjerë të medias kanë vdekur në mbarë botën”, shton RSF.

Reporterët pa Kufij folën për një numër tepër të lartë në Gaza. Të paktën 17 punonjës të medias janë vrarë në lidhje me punën e tyre që nga 7 tetori, duke përfshirë 13 në Rripin e Gazës, një në Izrael dhe tre në Liban.

“Kjo e çon numrin e përgjithshëm të gazetarëve të vrarë në zonat e luftës këtë vit në 23, krahasuar me 20 vitin e kaluar,” shkruhet në raportin e RSF. 

Sipas të dhënave, profesionistë të medias kanë humbur jetën edhe teksa raportonin për konflikte të armatosura në vendet afrikane Kamerun, Mali dhe Sudan, si dhe në Siri dhe Ukrainë.

“Rënia mund të shpjegohet pjesërisht dhe për disa rajone me një përmirësim në sigurinë e profesionistëve të medias. Ata tani janë përgjithësisht të trajnuar dhe të pajisur më mirë për të punuar në konflikte të armatosura”, theksoi RSF.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

15 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

15 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

16 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

16 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

16 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

16 hours ago

This website uses cookies.