Republika Çeke nuk fal, Shqipëria bie në Pragë
Me nga një gol në secilën pjesë Republika Çeke mposht Shqipërinë e Silvinjos, e cila largohet nga Praga pa asnjë pikë, por me disa raste të pastra për të shënuar.
Ndeshja nis aspak mirë nga kuqezinjtë që pësuan gol në minutat e para. Ishte Chory, i cili pas një pakujdesie në mbrojtjen shqiptare, përfitoi dhe dërgoi topin në fundin e rrjetës së Strakoshës që në minutën e 3-të. Pas këtij goli, minutat e mbetura të pjesës së parë ishin të zbehta, fraksion i cili u mbyll 1-0.
Me nisjen e pjesës së dytë Shqipëria u bë më kërkuese. Rastin më të artë e kishte Jasir Asani në minutën e 52-të, por mëngjarashi gaboi përballë portierit kundërshtar.
Gjithashtu raste krijuan dhe Indrit Tuci me Krisjtan Asllanin, por pa rezultat. Për golin e dytë të çekëve mendoi përsëri Chory, i cili përfitoi nga një tjetër “përgjumje” e mbrojtjes sonë dhe dyfishoi shifrat në minutën e 63-të.