Republikanët bllokojnë ndihmat ushtarake

55a95dff52f241119052a6868c859139
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ( Volodymyr Zelensky ), e nisi ditën e parë të vizitës në Uashington me një lutje për liderët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara për ndihma shtesë për vendin e tij, duke u thënë atyre se “ata nuk do të dorëzohen” në luftë kundër pushtimit rus. “Putini duhet të humbë me patjetër! Ne e dimë çfarë duhet të bëjmë!”- tha Zelensky gjatë një takimi në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Uashington.
Ndërsa, Sekretari amerikan i Shtetit, Lloid Ostin ( Lloyd Austin ), i premtoi mbështetje të palëkundur Kievit. “Me gjithë krimet dhe izolimin, Putini ende beson se ai mund ta mposhtë Ukrainën dhe se mund ta mposhtë Amerikën! Por, ai e ka gabim!”, tha Austin. “Përkushtimet e Amerikës duhet të nderohen!”, shtoi ai.
Ndërkohë administrata e presidentit amerikan, Xho Baiden ( Joe Biden ), po ka vështirësi ta bindë opozitën republike për ta vazhduar mbështetjet për Kievin. Baiden e ftoi Zelenskin në Uashington për ta rikonfirmuar mbështetjen e administratës së tij për Kievin në një kohë mosmarrëveshjes me republikanët në Kongres, të cilët i kanë bllokuar ndihmat ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën në vlerë dhjetëra miliarda dollarë.