Dhoma e Përfaqësuesve nuk e miratoi një projektligj, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara do ta ndihmonin Izraelin me 17.6 miliardë dollarë. Ndihma për Izraelin, njërin prej vendeve të huaja që gëzon mbështetjen më të madhe amerikane tradicionalisht ka marrë përkrahje të fuqishme dypartiake në Kongres.
Por, shumë kundërshtarë e cilësuan legjislacionin e Dhomës së Përfaqësuesve si dredhi politike të republikanëve për ta shpërqendruar vëmendjen nga kundërshtimi i tyre ndaj një projektligji prej 118 miliardë dollarëve, i cili përfshin një ndryshim të politikës amerikane për emigracionin dhe mbështetjen e re financiare për sigurinë kufitare.
Megjithatë projektligji mora vota kundër edhe nga radhët e demokratëve. Presidenti Joe Biden nuk i përmendi kundërshtitë nga partia e tij, por fajësoi republikanët se po i nënshtrohen trysnisë së ish presidentit Donald Trump, që sipas tij, i ka kontaktuar ligjvënësit republikanë për t’i “frikësuar ata që të votojnë kundër këtij propozimi që përfshin në një pjesë të rëndësishme të financimeve për sigurinë kufitare “. “Sinqerisht, ata e kanë detyrim ndaj popullit amerikan të tregojnë vendosmëri dhe të bëjnë atë që është e drejtë”, tha Biden.
Presidenti, i cili e mbështet projektligjin e Senatit, ishte zotuar se do të përdorte veto ndaj projektligjit të republikanëve për ndihmë vetëm për Izraelin në Dhomën e Përfaqësuesve.
Në QKF "Kujtim Alija" ka nisur faza e tretë e konkursit "Bilbilat e vegjël këndojnë".…
Një shtetas 41- vjeçar është larguar nga banesa krejt papritur. Lajmin e ka dhënë bashkëshortja…
Stafi i mjekëve të Lacios është i bindur se Elseid Hysaj nuk do të rikthehet…
Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së…
Vijon të mbetet kritike gjendja shëndetësore e Papa Françeskut. Vatikani ka bërë me dije se…
Hapen aplikimet për abonentët familjarë për vendosjen e paneleve diellore. Lajmi u bë me dije…
This website uses cookies.