Reshje bore në Korçë-Dardhë, Tamarë-Vermosh, Qafë Thore-Bogë, ARRSH: Qarkullim pa probleme në akset kombëtare

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informon se gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar në akset rrugore Korçë-Dardhë, Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë.

Sipas ARRSH-së, grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Qarkullimi, informoi ARRSH, vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në këto segmente me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.