Categories: LajmeMjedis

Reshje bore në Malësi të Madhe/Shefi i Emergjencave: Asnjë aks i bllokuar, borëpastrueset në gatishmëri

Reshjet e borës të cilat kanë vazhduar edhe gjatë natës në zonat malore të Qarkut të Shkodrës nuk kanë krijuar problematika. Akset që bllokohen në Malësi të Madhe janë ai Bogë-Qafë Thore dhe Qafë e Berdelecit –Vermosh, por deri në këto momente ato janë të kalueshme. Përgjegjësi i Sektorit të Emergjencave në Bashkinë e Malësisë së Madhe Enver Rexhvelaj thotë se këto akse po mbulohen me borëpastruese dhe fadroma që rrinë në gatishmëri për çdo situatë emergjente.Shefi i emergjencave thotë se bashkia nuk i ka kapacitetet e duhura në mjete dhe logjistikë, por fakti që rrugët mbulohen nga firmat e kontraktuara prej ARRSH bën që në këto akse situata të jetë nën kontroll të vazhdueshëm. Autoriteti Rrugor Verior në Shkodër raporton se akset që ka nën juridiksion janë të kalueshme dhe se gjatë mbrëmjes është hedhur sasi kripe nga firmat mirëmbajtëse në akset që kanë paraqitur probleme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

BB i jep Shqipërisë 120 mln USD për forcimin fiskal, zgjerimin e tregut të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka miratuar Programin e Dytë të Politikave për…

11 minutes ago

Shqipëria në tregje ndërkombëtare, pritet të emetohet Eurobondi 600 milionë euro

Qeveria shqiptare ka dalë në tregjet ndërkombëtare për të emetuar një Eurobond me vlerën 600 milionë euro. I…

1 hour ago

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim dy kompani të rrjeteve celulare

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur nën hetim paraprak dy nga kompanitë kryesore të rrjeteve celulare…

1 hour ago

Dialogu Kosovë–Serbi, Kallas: Do ta bëjmë më funksional me Sorensenin

Peter Sorensen, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë,…

1 hour ago

Rritet numri i denoncimeve online – iSIGURT.al publikon raportin: Pjesa më e madhe nga TikTok

Gjatë një forumi të organizuar këtë të enjte (13 shkurt) u publikua Raporti Kombëtar i…

1 hour ago

Hetimi i krimeve zgjedhore, SPAK dhe KQZ: Grupe në terren për monitorim, sistem i unifikuar denoncimesh

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi sot një takim me Drejtuesin e Strukturës së…

2 hours ago

This website uses cookies.