Reshje dëbore në Bogë-Theth, ARRSH: Qarkullimi pa probleme

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në zonën Bogë-Theth në lartësinë 1300 m mbi nivelin e detit, gjatë orëve të para të mëngjesit janë rikthyer reshjet e dëborës me intensitet mesatar.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.
ARRSH njofton se qarkullimi i automjeteve po kryhet pa probleme.