Reshje dëbore në qarkun e Shkodrës / Në segmentin Bogë-Theth qarkullimi kryhet pa probleme

reshje debore shkoder

reshje debore shkoder

Në aksin Bogë-Theth gjatë natës ka pasur dhe ka aktualisht reshje dëbore. Ndërkohë është duke u punuar me dy mjete për pastrimin e dëborës.Emergjencat Civile bëjnë të ditur se rrugët aktualisht janë të kalueshme, ndërsa  drejtuesit e mjeteve duhet të përdorin gomat dimërore dhe të pajisen me zinxhirë. Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese janë në terren duke bërë pastrimin e trupit të rrugës nga dëbora. ARRSH njofton se, qarkullimi kryhet pa probleme.“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë drejt këtij segmenti me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH. Si pasojë e reshjeve ka pasur mungesë e energjisë elektrike në disa fshatra të thellë malor, për shkak të amortizimit të rrjetit të energjisë elektrike.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.