Reshje me intenstitet në veri – Shkarje gurësh dhe inertesh në disa rrugë, probleme dhe me energjinë

Shkarje gurësh dhe inertesh

Qarku i Kukësit gjatë mbrëmjes e deri në orët e para të mëngjesit sotëm është shoqëruar me reshje shiu të intensitetit të lartë. Ndërsa në zonat malore 800 metër mbi nivelin e detit reshjet e dëborës kanë qenë prezente.

Si pasojë e këtyre reshjeve disa prej akseve rrugore kane hasur probleme nga rënie gurësh e dherash që janë pjesë e skarpatave, por ndërhyrja e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve ka bërë që këto segmente të jenë të kalueshme, ndërsa aksez nacionale janë normalisht të qarkullueshme.

Përsa i përket energjisë elektrike, ka problematike në furnizimin në fshatrat Dragobi, Valbonë, Nj Adm Margegaj, Bashkia Tropojë. Nj Adm, Kolsh dhe Surroj, Bashkia Kukës.

Po ashtu edhe furnizimi me ujë të pijshëm vijon pa probleme.

Pritet që ditët në vijim të jenë nën prezencën e reshjeve të shiut dhe rënie e temperaturave

Ndërsa firmat kontraktore janë në gatishmëri për monitorimin e rrugëve.

Si dhe grupet e operatorit të shpërndarjes së energjisë janë në terren gjatë gjithë kohës për riparim të defekteve dhe rikthimin e energjisë në fshatrat ku është shfaqur mungesa e kësaj te fundit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.