Reshje të dendura në Krujë dhe Kurbin, bllokohen zgarat e shkarkimit të ujërave

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë ditën e sotme rajonin e Krujës dhe Kurbinit.
Si pasojë e prurjeve të mëdha, është bllokuar nënkalimi në Fushë-Mamurras.
Bllokimi i zgarave të shkarkimit të ujërave ka sjellë grumbullimin pranë nënkalimit në autostradën Thumanë- Fushë Milot duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve, konkretisht atyre të vogla.
Një banor i fshatit, ka mundësuar lëvizjen e mbetjeve në zgarat e bllokuara dhe largimin e ujërave. Një shqetësim i përvitshëm nga reshjet dhe asnjë masë në riparimin e zgarave të dëmtuara nga autoritetet e mirëmbajtjes.