Reshje të dendura në Lezhë, përroi i Zmejës, rrezik përmbytjesh në Mirditë
Rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë krijuar probleme.
Strukturat e Policisë Rrugore Lezhë bëjnë të ditur se në aksin rrugor Skuraj–Burrel ka rënie masive gurësh dhe bllokim të rrugës në fshatin Shkopet.
Është lajmëruar firma mirëmbajtëse dhe po marrin masa për zhbllokimin e rrugës dhe kthimin në normalitet.
Nënprefekti i Kurbinit po drejton operacionin. Gjithashtu nga nënprefekti i Mirditës njoftohemi se përroi i Zmejës ka prurje të mëdha dhe rrezikohen përmbytjet e disa banesave, në vendngjarje janë strukturat e Mbrojtjes Civile Mirditë.