Reshje të pazakonta shiu / Rrugët e qytetit u mbuluan nga uji, duke krijuar probleme në qarkullim për disa minuta

shiu permbyt rruget
Qyteti i Shkodrës ka qenë mbrëmjen e kaluar epiqendër e reshjeve me intensitet të lartë. Ashtu siç ishte parashikuar nga sinoptikanët, brenda një kohë të shkurtër, ka patur një sasi të pazakontë reshjesh. Siç është e kuptueshme, uji i shiut ka mbetur në rrugët e qytetit….
Në monitorim të situatës, grupet e punës së Ndërmarrjes Rajonale Ujësjellës- Kanalizime, kanë ndërhyrë aty ku ka qenë e nevojshme për të përshpejtuar largimin e ujit nga rrugët…
Fatmirësisht, reshjet intensive kanë zgjatur pak dhe menjëherë kanalizimet e ujrave të bardha në qytet, kanë vijuar thithjen normale të ujit, duke rikthyer normalitetin.
Lidhur me situatën, ka reaguar edhe kryebashkiaku Benet Beci në rrjetet sociale, ku shprehet se “qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensive shiu të cilat kanë krijuar probleme në disa akse rrugore të Shkodrës.
Punonjës të Ujësjellës – Kanalizimeve dhe shërbimeve publike kanë qenë të gjithë në terren për rikthimin e normalitetit në qytet në kohë rekord.
Bashkia do të ndërhyjë për përmirësimin dhe lirimin e rrjetit ekzistues të kanalizimeve si prioritet dhe shërbim për banorët e Shkodrës.”.