Reshjet e borës përfshijnë gjithë qarkun e Shkodrës, rrugët Bogë – Breg Lumi, Tamarë – Vermosh të kalueshme, e bllokuar Kir –Shosh

bora 12

Që pasditen e së  premtes qarku i Shkodrës është përfshirë nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës të cilat me intensitet të ulët nisën edhe në qytetin ë Shkodrës paraditen e se dielës, ndërkohë që në zonat malorë  kanë vijuar thuajse pandërprerje të shoqeruara edhe me erë të fortë dhe  temperatura disa gradë nën zero.

Trashësia e borës në disa zona si në  Dukagjin, Kelmend, dhe Iballë të Pukes ka rritur deri në mbi 50 cm. Por, pavarësisht kësaj situate, nga ARRSH Shkodër bëhet e ditur se  akset rrugore Tamarë-Vermosh dhe Bogë – Theth është   arritur të mbahen hapur nga firmat e kontraktuara, të cilat po punojnë me disa mjete borëpastruese dhe po kryejnë vazhdimisht kriposjes e këtyre rrugëve për të mundësuar qarkullimin e mjeteve, të cilat këshillohet të lëvizin vetëm me goma dimërore dhe zinxhir.

Ndërsa, nga Bashkia Shkodër njoftohet se është i bllokuar  aksi  Kir – Shosh, si pasojë e shembjes së dherave edhe të reshjeve të borës.

Bllokime të rrugëve rurale njoftohet gjithashtu se ka edhe në bashkinë Fushë-Arrëz, pikërisht për rrugët që lidhin qendrën e bashkisë  me Nj.A. Iballë dhe fshatrat rreth saj deri në Fierzë.

Gjthashtu, probleme ka edhe sa i takon furnizimit me energji elektrike në disa zona të qarkut të Shkodrës.

Ndërprerje të energjisë, që në orët e para të së dieles, ka patur në njësitë administrative Shalë dhe Shosh të Bashkisë Shkodër.

Gjithashtu, në bashkinë Vau Dejës  bëhet e ditur se ka mungesë të furnizimit me energji elektrike në Nj.A. Hajmel, Vig Mnelë, Temal dhe Shllak, po kështu edhe në njësitë Qafe-Mali, Iballë dhe Blerim të bashkisë Fushë Arrëz.

Sipas drejtuesve të OSHE-së  Shkodër për rikthimin e energjisë në këto zona po punohet me disa grupe pune.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.