Reshjet e borës zbardhin rrugët e Kosovës, kërkohet kujdes i shtuar
![1280ccc0047a42edb597bdb03f16b283](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/1280ccc0047a42edb597bdb03f16b283.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
1280ccc0047a42edb597bdb03f16b283
Reshjet e borës zbardhën rrugët e Kosovës mëngjesin e së dielës.
Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar njoftoi një ditë më parë se rrugët mbeten të kalueshme.
Megjithatë trafik i rënduar u vërejt të shtunën që në orët e para deri në mbrëmje, duke vështirësuar qarkullimin e duke krijuar një kolonë automjetesh gati 10-kilometërshe deri në Prishtinë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Policia e Kosovës apeluan për kujdes të shtuar për shkak të borës por edhe prej temperaturave të ulëta, që shoqërohen me krijime akulli nëpër rrugë.
Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës është njoftuar se temperaturat minimale do të prekin 0 gradë Celsius.