Lajme

Reshjet e dëborës mbajnë bllokuar Rrugën e Arbrit dhe disa fshatra në veri

Moti i keq, që ka përfshirë vendin me stuhi dëbore në zonat malore, dhe reshjet e dendura të shiut kanë krijuar problematika nga bllokimi i disa akseve rrugore, por edhe përmbytje e mungesë energjie.

Sipas Emergjencave Civile, me gjithë përmirësimet, disa rrugë ende mbeten të bllokuara, si Rruga e Arbrit në Qafën e Murrizit dhe akset që lidhin fshatrat me qytetet e mëdha në veri të vendit.

Në qarkun e Kukësit:

Të gjitha rrugët janë të kalueshme përveç disa akseve lokale. Rruga që lidh njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale dhe disa rrugë të fshatrave në bashkinë Has janë ende të bllokuara.

Në qarkun e Dibrës:

Rruga e “Arbrit” është e pakalueshme në Qafë Murriz për shkak të reshjeve të dendura të borës. Punohet për hapjen e saj.

Rrugët nga Lurë janë të bllokuara, por po punohet për hapjen e kalimit nga Rrësheni.

Rrugët e brendshme të njësive administrative në Bulqizë, Klos dhe Mat janë gjithashtu të bllokuara për shkak të kushteve të motit.

Në qarkun e Durrësit:

Aksi Cudhi-Qafështamë është tani i kalueshëm, dhe po punohet për rrugën që lidh fshatin Bruz-Mal me këtë aks.

Në qarkun e Shkodrës:

Në Fushë-Arrëz po punohet për zhbllokimin e rrugëve që lidhin Iballën me fshatrat e saj, ndërsa segmenti Kir-Shosh është ende i bllokuar.

Probleme ka pasur edhe me furnizimin me energji elektrike. OSHEE po punon për rikthimin e energjisë elektrike në disa zona të bashkive: Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Fier, Gjirokastër, Kukës, Shkodër e Burrel.

Shirat e dendur kanë sjellë edhe fryrje të lumenjve ku në fshatin Vadardhë, Durrës, pati dalje nga shtrati të lumit Erzen duke përmbytur 1 serë dhe 4 dynym tokë bujqësore, por pas ndërhyrjes me ekskavator nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit u eliminua rreziku. Dalje nga shtrati të lumit Erzen pati edhe në fshatin Katund duke përmbytur vetëm oborret e disa banesave.

Në fshatin Murqinë, Krujë, lumi Ishëm doli nga shtrati, aktualisht është tërhequr uji nga tokat bujqësore.

Efektivët e Forcave të Armatosura ndodhen në qytetin e Vlorës, ku po ndihmojnë bashkinë për përballimin e situatës së shkaktuar nga përmbytjet.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja shqiptare e vajzave nis vitin me grumbullim 10 ditor në Mal të Zi

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të zhvillojë grumbullimin e parë për vitin 2025 në Mal…

17 minutes ago

Blinken dhe Austin: Ja pse armëpushimi i parakohshëm në Ukrainë është i rrezikshëm

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe shefi i Pentagonit, Lloyd Austin, të cilët janë…

23 minutes ago

Negociatat me Izraelin-Politikani palestinez: Hamasi e ka pranuar marrëveshjen

Udhëheqësi i Iniciativës Kombëtare Palestineze,Rawhi Fattouh një parti politike palestineze me bazë në Bregun Perëndimor,…

25 minutes ago

Armëpushimi dhe lirimi i pengjeve-Katari: Hamasi dhe Izraeli më afër se kurrë marrëveshjes

Ministria e Jashtme e Katarit ka bërë të ditur se  Izraeli dhe Hamasi janë më…

26 minutes ago

Blinken: Izraeli s’duhet të sulmojë objektet bërthamore iraniane

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dalë hapur kundër Izraelit në objektet bërthamore iraniane.…

28 minutes ago

Kryegjyshi Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj pret delegacionin holandez

Kryegjyshi Botëror, shenjtëria e tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, priti në selinë e shenjtë…

30 minutes ago

This website uses cookies.