Reshjet e dendura të shiut, OSHEE: Probleme të theksuara me furnizimin me energji në Shkodër, Burrel dhe Krujë

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin tonë këtë të enjte (27 qershor) kanë sjellë probleme të theksuara me furnizimin me energji elektrike në Shkodër, Burrel dhe Krujë. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, OSHEE bën me dije se po merren masat nga ekipet e terrenit.

Po ashtu, OSHEE thekson se të gjitha linjat Tensioni Lartë 35kV, Nënstacionet si dhe Fiderat Tensioni Mesëm 20/10/6kV që furnizojnë me energji elektrike Hidrovorët dhe institucionet e rëndësishme, ndodhen në punë në funksion të plotë.

Njoftimi i plotë i OSHEE:

Sikurse ishte parashikuar, vendi ynë është gjendur në kushte atmosferike të këqija, karakterizuar me reshje të dendura shiu, shoqëruar me breshër, erë e fortë dhe shkarkesa atmosferike.

Ekipet e OSSH ndodhen në gatishmëri  të plotë dhe kanë reaguar në kohë për rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

Sqarojmë se kohëzgjatja e rregullimit të avarisë varet nga kushtet e motit, ndaj kërkojmë mirëkuptimin e klientëve tanë.

I rëndësishëm është fakti se të gjithë linjat Tensioni Lartë 35kV, Nënstacionet si dhe Fiderat Tensioni Mesëm 20/10/6kV që furnizojnë me energji elektrike Hidrovorët dhe institucionet e rëndësishme, ndodhen në punë në funksion të plotë.

Sa i takon furnizimit me energji elektrike në tërësi, probleme të theksuara janë shfaqur në rajonet Shkodër Burrel dhe Krujë, për të cilat po merren masa nga ekipet e terrenit.

I bëjmë thirrje konsumatorëve t’i drejtohen kanaleve tona të komunikimit, si dhe numrit unik call center 042274141 për të raportuar problematika të furnizimit me energji elektrike.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.