Qarku i Lezhës ka përjetuar reshje shiu të dendura, të cilat kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa zona. Që në orët e para të mëngjesit, reshjet kanë vijuar me intensitet të lartë, duke çuar nivelin e ujit në disa zona deri në 40 cm. Kjo ka penguar qarkullimin normal të mjeteve të vogla, ndërsa kanalet kulluese janë bllokuara nga mbetjet duke mos lejuar largimin e prezencës së ujit nga rrugët.
Problematika më e madhe është shkaktuar në aksin Milot – Qafë Kashar, pranë nënkalimit në Fushë Mamurras, që është bllokuar nga uji duke penguar qarkullimin.
Sipas autoriteteve lokale, pritet ndërhyrja e menjëhershme nga punonjësit e bashkisë së Kurbinit për pastrimin e mbetjeve dhe për të lehtësuar qarkullimin. Situata është monitoruar nga ekipet e emergjencës, ndërsa shoferët këshillohen të tregohen të kujdesshëm gjatë udhëtimit në këtë zonë.
Lëkura është organi më i madh i trupit tonë dhe si çdo organ tjetër edhe…
I vlerësuar me tituj e çertifikata mirënjohjeje nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, Mehmet Smakaj është…
Ky është apeli që bën kjo 75-vjeçare e cila rrezikon të mbetet e pastrehë. Në…
Në vizitën e saj të parë zyrtare në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur mbështetjen e plotë të forcës së…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme…
This website uses cookies.