Reshjet e shiut/Ujësjellësi pastron pusetat me qëllim përmirësimin e situatës

reshjet

reshjet

Pas reshjeve të dendura të shiut, stuhisë dhe erës së fortë që përfshinë Shkodrën për tri ditë me radhë, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Shkodër ka bërë të mundur pastrimin e pusetave dhe kunetave të ujërave të zeza dhe të bardha.Ndërmarrja e ujësjellës kanalizime bën me dije se grupet e punës bashkë me mjetet përkatëse u shpërndanë fillimisht në zonat e qendrës në Shkodër dhe më pas edhe në lagjet më periferike duke bërë të mundur pastrimin e pusetave dhe kanaleve të ndryshme me qëllim përballimin në rast se ajo situatë me reshje të dendura shiu përsëritet.Nga puna që është bërë më përpara me pastrimin e pusetave dhe kanaleve, reshjet e tri ditëve të fundit nuk kanë krijuar probleme në rrugët e qytetit të Shkodrës.Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Shkodër do të vijojë që të jetë në shërbim të qytetarëve gjatë 24 orëve në çdo lloj situate.Po ashtu do të shikohet mundësia për të ndërhyrë në rrjetin e kanalizimeve në qendër të qytetit të Shkodrës dhe kudo ku mund të ketë probleme për të përmirësuar situatën në mënyrë që rrugët të mos bllokohen në rastet kur ka rrebesh shiu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.