Reshjet intensive përmbytin Koplikun / Vërshimi i ujit krijoi probleme në banesa dhe biznese
Disa zona të Malësisë së Madhe dhe qyteti i Koplikut janë përfshirë nga përmbytjet si shkak i reshjeve të rëna mbrëmjen e kalur dhe mëngjesin e sotëm.
Vërshimi i ujit krijoi problme në disa lagje, dhe në qendër të qytetit.
Për të parë nga afër situatën në këto lagje, të cilat u përmbytën, ishin prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe ,Tonin Marinaj, si dhe nën prefekti Hysen Hysaj
Bashkia e Malësisë së Madhe ka nisur punën menjeherë për pastrimin e rrugëve pas largimit të ujit dhe gjithashtu po punon për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga kjo përmbytje.