Reshjet ndikim pozitiv në Fierzë, niveli i ujit 31 metër larg kuotës maksimale

Reshjet e orëve të fundit ndikuan pozitivisht në nivelin e liqenit të Fierzës, e kështu duke arritur në 265 metër mbi nivelin e detit. Kuota maksimale e liqenit të Fierzës është 296 m ndërkohë që aktualisht ndodhet 31 metër larg pikës maksimale.

KESH bën me dije se situata është nën monitorim të vazhdueshëm. Për momentin për të plotësuar nevojat e konsumit të brendshëm të energjisë elektrike, një sasi e saj sigurohet nga prodhimi brendshëm i dy hidrocentraleve të tjera të kaskadës së Drinit ndërsa pjesa tjetër sigurohet përmes importit.

Situata hidrike në kaskadën e Drinit, e ndihmuar edhe nga reshjet e ditëve të fundit vijon të jetë pozitive çka ka bërë që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare të nxjerrë në treg të lirë tepricat e prodhuara. Në një procedurë të fundit, Korporata Elektroenergjetike ka blerë 28 mijë  e 700 megavator për periudhën 18-24 nëntor.

Çmimi mesatar me të cilën është siguruar energjia elektrike është 157 euro për megavator.

Ndërkohë që rezervuari më i madh për energjinë në vend liqeni i Fierzës ka pësuar një ulje të ndjeshme të nivelit dhe gjatë javëve të fundit. Edhe prurjet në kaskadën e Drinit janë në nivele të ulëta.

Sipas parashikimeve meteorologjike pritet që ditët në vijim të jenë pa reshje.

Gjatë kësaj periudhe është prodhuar më pak energji në Kaskadën e Drinit por interesant është fakti që në vend gjatë këtij viti është disafishuar energjia e prodhuar nga impiantet fotovoltaike.

Nga 26.160 megavat të prodhuara në tremujorin e dytë të vitit të kaluar sasia energjisë së prodhuar nga fotovoltaikët këtë vit ishte 124.800 megavat.

Vitet e fundit për shkak edhe të krizës energjetike, çmimi për një megavat kaloi vlerën e 500 eurove.

Me qëllim reduktimin e rreziqeve që vijnë nga natyra por edhe si pasojë e konflikteve, qeveria shqiptare po punon për diversifikimin e burime alternative si dielli dhe era, ndonëse mbetet ende e varur nga burimet hidrike.

Si pasojë e krizës energjetike, qeveria ka bërë disa herë thirrje që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të ulin konsumin pa kriter të energjisë

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.