Reshjet rikthejnë problematikën, banorët kërkojnë rikonstruksionin e rrugës ‘’Musa Juka’’
Reshjet e rëna mbrëmjen e kaluar kanë kthyer në vëmendje edhe njëherë rrugët e amortizura në Shkodër, ku një prej tyre është edhe Rruga ‘’Musa Juka’’ në qytetin e Shkodrës, që shërben për mbi 150 familje.
Ky segmenet rrugor, me gjatësi rreth 200 m po vuan prej kohësh mungesën e investimeve.
Lëvizja me një drejtim në rrugën kryesore të “Parrucës” ka bërë që në këtë rrugicë qarkullimi i automjeteve të shtohet duke krijuar vështirësi për kalimin e qytetarëve dhe automjeve.
Ndërkohë, Bashkia Shkodër ka në fokus përmrëisimin e infrastrukturës rrugore ne qytet. Përmes Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike po kryhen disa ndërhyrje.
Në projekt për t’u reabilituar nga Bashkia Shkodër janë 17 rrugë që i përkasin rajonit dy dhe tre.