Reshjet rikthejnë problemet – Banorët në rrugën “Selim Çoba”: Nuk votojmë po nuk e shtruat rrugën

Shirat e këtyre ditëve kanë vështirësuar kalimin në rrugën “Selim Çoba”, e njohur si ish- Zooteknika, në të cilën lëvizin një numër i konsiderueshëm banorësh.
Këta të fundit shprehen se nuk është vënë dorë asnjëherë, madje një prej banorëve thekson se nuk do të votojnë, përderisa nuk është investuar në këtë lagje.
Prej më shumë se 25 vitesh nuk është ndërhyrë në infrastrukturën rrugore “Selim Çoba” ku qindra banorë që jetojnë në këtë zonë u duhet të përballen çdo stinë dimri me baltën dhe gropat me ujë të cilat e bëjnë të pamundur lëvizjen në këmbë.