Reshjet risjellin problem – Në lagjen “Mark Lula” në Shkodër, rrugët mbushen me ujë
Reshjet e 24 orëvë të fundit kanë shkaktuar probleme në disa prej rrugëve në lagjen “Mark Lula”, në qytetin e Shkodrës.
Një situatë kjo që nuk po gjen zgjidhje pavarësisht ankesave të vazhdueshme të banorëve.
Situata bëhet më e vështirë për fëmijët e vegjël të cilët e kanë të pamundur të kalojnë përmes gropave me ujë për të shkuar në shkollë.
Një situatë e tillë në lagjen “Mark Lula” vijon prej më shumë se 30 vitesh.
Ende deri më tani nuk është marrë asnjë masë për t’i dhënë zgjidhje problematikës.