Reshjet sjellin probleme në Shkodër – Disa rrugë në periferi të pakalueshme për shkak të ujit

Reshjet e shiut të ditëve të fundit, që përfshinë territorin e bashkisë së Shkodrës, kanë krijuar problematika në disa prej rrugëve në periferi të Shkodrës.

Konkretisht, në lagjen “Mark Lula” kalimi për banorët e zonës këto ditë me ujë ka qënë i vështirë. Ata kanë vendosur blloqe betoni për të kaluar.

Banorët,  por edhe kalimtarë të rastësishëm,  tregojnë se në këtë rrugë lëvizja është pothuajse e pamundur.

Një vit e gjysëm më parë në një rrugë tjetër, e përbërë nga 30 familje, në këtë lagje përfunduan kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza , një investim i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve  Shkodër, që shmangu gropat septike që kishin banorët.

 Në lagjen “Mark Lula” janë një sërë rrugicash të amortizuara, të cilat presin ndërhyrje për rikonstruksion.

Disa herë banorët kanë kërkuar investime në atë zonë të populluar pas viteve 90-të.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.