Reshjet e shiut të ditëve të fundit, që përfshinë territorin e bashkisë së Shkodrës, kanë krijuar problematika në disa prej rrugëve në periferi të Shkodrës.
Konkretisht, në lagjen “Mark Lula” kalimi për banorët e zonës këto ditë me ujë ka qënë i vështirë. Ata kanë vendosur blloqe betoni për të kaluar.
Banorët, por edhe kalimtarë të rastësishëm, tregojnë se në këtë rrugë lëvizja është pothuajse e pamundur.
Një vit e gjysëm më parë në një rrugë tjetër, e përbërë nga 30 familje, në këtë lagje përfunduan kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza , një investim i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, që shmangu gropat septike që kishin banorët.
Në lagjen “Mark Lula” janë një sërë rrugicash të amortizuara, të cilat presin ndërhyrje për rikonstruksion.
Disa herë banorët kanë kërkuar investime në atë zonë të populluar pas viteve 90-të.
Nuk ka pushim në futbollin shqiptar dhe pas kampionatit skenën e rrëmben Kupa e Shqipërisë.…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e…
Konferenca për shtyp e takimit mes Mançester Sitit dhe Lesterit është zgjedhur nga Josep Guardiola…
Interi dhe Milani do të ndeshen përsëri badhkë. Nesër mbrëma ekipet e Milanos do të…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në zyrën e…
Oborri i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në qytetin e Shkodrës është përfshirë një rikonstruksioni të…
This website uses cookies.