Reshjet sjellin prurje të shumta – Rritet niveli i lumit Kir, banorët: Punë e mirë që u ndërtua argjinatura

Rrebeshet e shiut për rreth 4 orë pa pushim gjatë natës dhe prurjet e shumta nga përrenjtë, ndikuan në rritjen e nivelit të lumit Kir.
Për fat të mirë deri tani nuk raportohen dëme në banesa dhe gjënë e gjallë.
Banorët tregojnë se uji ka krijuar vetëm probleme në qarkullim.
Sipas tyre ndërtimi i argjinaturës në fshatin Bardhaj, gjatë bregut të lumit Kir, ka qënë një investim i domosdoshëm.
Para dy vitesh, fshati Bardhaj ishte një ndër më të goditurit nga përmbytjet që shkaktuan dëme të shumta në disa shtëpi.