Restaurimi i Urës së Mesit, banorët: Ishte amortizuar ndaj ndërhyrja ka qënë e domosdoshme
Rreth 7.5 milion lekë të reja financuar nga qeveria shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit është investimi që po kryhet për restaurimin e Urës së Mesit. Punimet kanë nisur në fillim të muajit Maj, ndërsa pritet të përfundojnë në fund të Qershorit. Banorët e zonës i vlerësojnë punimet që po kryhen , ndërsa shprehen se ka qënë shumë i domosdoshëm restaurimi i saj.
Edhe pse në të është duke u punuar , nuk mungojnë turistët e shumtë, sidomos të huajt, të cilët shprehen të mahnitur me bukuritë që ofron kjo zonë.
“ -Është për mua hera e parë që vizitoj Shqipërinë. Kam dy ditë që kam ardhur dhe duket vërtetë shumë bukur, un vij nga Belgjika.
- Është hera e parë që e vizitoj Shqipërinë. Kam ardhur nga Franca dhe ky vend këtu po na pëlqen, gjithashtu edhe qyteti i Shkodrës”, shprehen vizitorët.
Ish -zëvëndës Ministri i Kulturës , me profesion arkitekt, Zef Çuni thotë se punimet që po kryhen duhet t’i qëndrojnë arkitekturës dhe jo t’i ndryshojnë identitetin kësaj ure.
Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër.